Një 38-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Ksamil. Policia thotë se 38-vjeçari Florian Kofina është gjetur i pajetë tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”. Edhe pse policia thotë se i riu ka qenë duke lëndruar me kanoe kur ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, burime nga Ksamili japin version tjetër. Qytetarët thonë se i riu është përplasur për vdekje nga një jetski, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Sidoqoftë më shumë detaje pritet të mësohen në orët në vazhdim.









