• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdekja e së moshuarës në Gjirokastër, nën hetim drejtoresha e azilit, kujdestarja dhe infermieri që fshehu ngjarjen

09/03/2026
Vdekja e së moshuarës në Gjirokastër, nën hetim drejtoresha e azilit, kujdestarja dhe infermieri që fshehu ngjarjen

POLICIA E SHTETIT

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj dy punonjëseve të Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër.

Në kuadër të hetimeve është nisur procedimi penal për shtetaset Doriana Demo, 50 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë kryekujdestare në këtë institucion.

Sipas policisë, veprimet procedurale u kryen pas hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 4 mars 2026 në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarëve, ku fillimisht u dyshua se shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, kishte rënë aksidentalisht nga tarraca. E moshuara humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 72-vjeçarja është vetëhedhur nga tarraca e institucionit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, policia referoi materialet në Prokurori edhe për shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë infermier në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pasi dyshohet se nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese për vdekjen e 72-vjeçares, edhe pse kishte dijeni se për rastin kishin nisur hetimet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Rama: S’kam plan B veç BE-së. Për çdo gjë tjetër jam tek C-ja
Kryesore

Rama: S’kam plan B veç BE-së. Për çdo gjë tjetër jam tek C-ja

09/03/2026
“Balluku”, Rama: Uroj që SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni
Kryesore

“Balluku”, Rama: Uroj që SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni

09/03/2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

09/03/2026
Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

09/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht një 62-vjeçar për përndjekje

09/03/2026
42-vjeçari kapet ‘mat’ në Tepelenë, transportonte dru pa leje
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht një 50-vjeçar për prerje të paligjshme të lëndës drusore

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: S’kam plan B veç BE-së. Për çdo gjë tjetër jam tek C-ja

Rama: S’kam plan B veç BE-së. Për çdo gjë tjetër jam tek C-ja

09/03/2026
“Balluku”, Rama: Uroj që SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni

“Balluku”, Rama: Uroj që SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni

09/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al