• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdekja misterioze e bashkëpunëtorit të ngushtë të Merkel, një javë pasi nisi punë në Pekin

06/09/2021
Vdekja misterioze e bashkëpunëtorit të ngushtë të Merkel, një javë pasi nisi punë në Pekin

Vetëm një javë pas fillimit të punës në Pekin ndërroi jetë ambasadori gjerman Jan Hecker. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Merkel. Shkaqet e vdekjes 54-vjeçarit ende nuk dihen. Ambasadori gjerman në Kinë, Jan Hecker, ka vdekur, njoftoi ministria e Jashtme në Berlin. 54-vjeçari kishte marrë postin e ambasadorit në Kinë muajin e kaluar.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Pasi mbërriti në Pekin në gusht, Hecker dhe familja e tij fillimisht kaluan nëpër karantinë që është e zakonshme në Kinë, për shkak të pandemisë Corona.
Prej vitit 2017 këshilltar i kancelares Merkel
UK G7 2021 Cornwall | Biden, Merkel und Jan Hecker
“Ne jemi të trishtuar dhe shqetësuar thellë me lajmin për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë, Prof. Dr. Jan Hecker,” thuhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
“Në këtë moment, mendimet tona janë me familjen e tij dhe njerëzit që ishin pranë tij”. Hecker ka lindur në Kiel, ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.
Kancelarja Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj të thellë. “Unë jam e mërzitur për humbjen e një këshilltari shumë të vlerësuar afatgjatë, një njeriu me një shkallë shumë të lartë të humanizmit, një eksperti të jashtëzakonshëm”, tha ajo në një deklaratë të shpërndarë në Berlin.
Para se të merrte postin e rëndësishëm në Pekin, Hecker ka qenë drejtues i sektorit të politikës së jashtme, sigurisë dhe zhvillimit në zyrën e kancelares, prej vitit 2017. Si këshilltar i politikës së jashtme, ai ishte një njeri shumë i besuar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Merkel.
Shok edhe në Pekin
Ministria e Jashtme e Kinës gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e saj pas vdekjes së papritur të ambasadorit të ri gjerman në Kinë.“Ne jemi të tronditur me lajmin për vdekjen e papritur të ambasadorit Jan Hecker,” tha zëdhënësi Wang Wenbin para gazetarëve. Që kur mori detyrën në fund të gushtit, ai ka punuar në mënyrë aktive për të promovuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Avokati dhe shkencëtari politik ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Administrative Federale prej vitit 2011 deri në vitin 2015.
Ndërsa më parë ka punuar në Ministrinë e Brendshme nga 1999 deri në vitin 2011. Zëvendësi i tij, i dërguari Frank Rückert, tani do të marrë përkohësisht detyrat e ambasadorit në Pekin.
DW

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

23/12/2025
“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al