Ka shkuar në 30 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Sot ka humbur jetën një 50-vjeçar nga Tirana, i cili ndodhej prej një muaji i shtruar te Infektivi, ndërsa ditët e fundit ndodhej i intubuar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. 50-vjeçari është një nga tre rastet për vdekjet në moshën më të re që humb jetën nga koronavirusi në vendin tonë.