Ka ndërruar jetë vetëm 21 vjeç, reperi i njohur nga New York, Lil Peep.
Reperi i famshëm emri i vërtet i të cilit është Gustav Åhr, pothuajse në thelbin e çdo kënge ka vënë përdorimin e drogës, ku njihet për këngët “Benz Truck” dhe “Awful Things”.
Lajmin për vdekjen e reperit të famshëm e ka konfirmuar për Guardian, menaxheri i tij.
Gustav Åhr, i cili u rrit në Long Beach, New York, sipas menaxherit të tij Adam Grandmaison u dërgua në spital pas një mbidoze, por ishte e pamundur ti rezistonte jetës
Në një video të postuar në internet pak orë para vdekjes së tij, ai tha: “Unë jam mirë, nuk jam i sëmurë”.