• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdiq 5 ditë pas dasmës, ngrihen dyshimet tek familjarët e nuses, vëllai: Çfarë i bënë motrës time?

16/12/2019
Vdiq 5 ditë pas dasmës, ngrihen dyshimet tek familjarët e nuses, vëllai: Çfarë i bënë motrës time?

Disa ditë pas vdekjes misterioze të vajzës së tyre, familjarët e Rezarta Hajdarit kanë vendosur që të bëjnë një kallëzim në Polici për të nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Nëna e të resë, Suzana Xibrraku, e cila u gjet e vdekur në dhomën e saj të gjumit vetëm 5 ditë pas martesës, këmbëngul se Rezartën e kanë helmuar dhe bën apel që autoritetet të bëjnë drejtësi.

Ata shprehen se kanë folur me dhëndrin e tyre 27-vjeçar, Olsin duke i kërkuar atij të tregojë të vërtetën për ngjarjen, por ai ka insistuar në helmimin nga mangalli që çifti kishte marrë në dhomë.

“Vajzën ma helmuan. Duam të zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”– tha Suzana Xibrraku.

Ndërsa ana tjetër, i vëllai është shprehur se nuk pranon që familja e kunatit të tij t’i shkojë për vizitë pasi edhe ai i fajëson për vdekjen e të motrës.

“Nuk i pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm,”-tha i vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibrraku.

Olsi dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar në shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit dhe ia doli që të shpëtonte. Fillimisht u raportua si vetëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë helmuar dikush me fostoksinë. Vetë Olsi pretendon se i ka helmuar mangalla e prushit që kishin marrë gjatë natës në dhomë. Policia dhe Prokuroria ende po hetojnë për rastin, pasi deklaratat e të afërmeve janë kontradiktore dhe ngjallin dyshime.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur

27/12/2025
Padi e re kundër regjisorit për sulm seksual, Tyler Perry kërkon 77 milionë dollarë dëmshpërblim

Padi e re kundër regjisorit për sulm seksual, Tyler Perry kërkon 77 milionë dollarë dëmshpërblim

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al