Hasan Stafa është babai i një prej studenteve të cilat humbi jetën në një aksident pranë Qafës së Vishës.
Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga kjo tragjedi babai i Dorina Stafës, një prej viktimave mbart të njëjtën dhimbje si ditën kur ndodhi ngjarja.
Ai i ka kushtuar disa vargje të ndjera së bijës ku thotë: “Kjo është një datë që më kalli datën, kur një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me ty, pjesa e mbetur të përkiste përsëri ty”.
Hasan Stafa kërkon drejtësi për vdekjen e vajzës së ti.
Sjellim në vëmendje se një autobus me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani u rrëzua pranë vendit të quajtur Qafa e Vishës në afërsi të Himarës. Ngjarja ndodhi, 21 maj të vitit 2012, rreth orës 16:15. Nga aksidenti i rëndë humbën jetë 13 persona: 11 vajza dhe 2 meshkuj, mes të cilëve edhe shoferi i autobusit. Mjeti ra nga një lartësi prej 80 metra.
Poezia e Hasan Stafës për të bijën:
Kanë ardhur kohë të pakoha
Të gjuajnë me bërryla e në ballë
Lart ja krye titullarësh, poshtë një popull shakllë-shkallë
Shtypin, shkelin me sa mundin
E prej tyre thithin gjak
Nuk i bënë qeder barkboshit
Titullari sheh veç lart
Ti mu shfaqe para syve
Më përvodhe aq rrëmbim
E në tënden botë më zhytë
Drejt një shtegu pa mbarim
E ashtu bashkë hodhëm hapa
Bashkë nisëm numërimin
E në peshën e çdo hapi
Lamë gjurmë mos’harrimi
E tash n’ato kujtime zhytem
Bashkë me to mbrëmjes fle
Kur mbi to e mbështes kryet Dritëz Hëne ti më je
Kjo është një datë që më kalli datën
Kur një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me ty, pjesa e mbetur të përkiste përsëri ty!