• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vëllai i Sokol Olldashit i përgjigjet Berishës: Ti gënjen, e mban mend kur të erdhi Basha në zyrë duke qarë dhe more në telefon çdo kryetar PD-je?

19/10/2022
Vëllai i Sokol Olldashit i përgjigjet Berishës: Ti gënjen, e mban mend kur të erdhi Basha në zyrë duke qarë dhe more në telefon çdo kryetar PD-je?

Vëllai i Sokol Olldashit, Ardian Olldashi, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se Sokol Olldashi ishte politikan më i aftë se Lulzim Basha.

Por sipas Berishës, Olldashi humbi përballë Bashës, pasi bëri një gabim duke zgjedhur të mbështetet tek strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia.

Ardian Olldashi thotë se kjo është gënjeshtër, pasi gara u manipulua nga Berisha.

“Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule. Te merkuren ne darke, pra ne daten 26.06.2013, Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundshme te tijen.

Per c‘arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh.

Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe. Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per t’i kercenuar me shprehje qe me mire mos t’i perserisim.

Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera?

I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende.

Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken”, shkruan vëllai i Sokol Olldashit.

Sali Berisha ka krahasuar një ditë më parë të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Berisha tha se Olldashi ka bërë gabim që ka dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët. Berisha thotë se është habitur me këtë gabim të bërë nga Olldashi, duke pasur parasysh aftësinë e tij.

“Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, megjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thelbësor në fushatën e Sokolit.

Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica. Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën.

Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëtar një votë, nuk kishte dalë asnjë kandidat zotëri”, tha Berisha.

E vërteta në fakt, të cilën Sali Berisha nuk e thotë dot, është fakti se Sokol Olldashi u vodh me leje pikërisht nga Berisha.

Ky i fundit doli hapur pro Lulzim Bashës dhe ndikoi për manipulimin e garës, ndryshe nga sa thotë tani, që fajin ia paskan pas strukturat.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al