• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendet me shoferët më të rrezikshëm në botë, ja ku renditet Shqipëria

12/01/2024
Vendet me shoferët më të rrezikshëm në botë, ja ku renditet Shqipëria

Pa dyshim që drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat e pazhvilluara, përballen me problematika të ndryshme. Specialistët e Pozicionimit Global (Global Positioning Specialists), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe studimi i tyre botëror “Vendet më të rrezikshme për të qenë shofer”, hetuan cilësinë e rrugëve, numrin e vdekjeve në rrugë dhe statistikat e krimit të automjeteve motorike në 60 nga vendet më të varura nga makinat në mbarë botën në një kërkim për të gjetur se ku është më e rrezikshme të jesh shofer.

Në këtë publikim gjejmë të renditur edhe Shqipërinë në vend të 33-të mes 60 vendeve të marra në analizë. Ky raport e ka vlerësuar cilësinë e rrugëve në Shqipëri me 3.9 pikë, ku vlera 1 përfaqëson rrugët jashtëzakonisht të pazhvilluara, dhe vlera 7 do të thotë rrugë e gjerë dhe efikase ose ndër më të mirët në botë.

Një tregues tjetër që raporti analizon është edhe shkalla e vdekjeve nga aksidentet rrugore për 100,000 banorë, ku në Shqipëri rezulton të jetë rreth 15 fatalitete. Nga ana tjetër është vlerësuar gjithashtu edhe shkallja e vjedhje të automjeteve rrugore në raport me numrin e popullsisë, ku në vendin tonë janë vjedhur rreth 14 mjete për 100,000 banorë. Shqipëria rezulton të jetë ndër vendet me shkallën më të ulët të vjedhjeve të automjeteve në raport me numrin e popullsisë.

Libani zuri vendin e parë si vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë shofer, me një shkallë të lartë të vdekjeve prej 22.6 të tilla për 100,000 banorë, kushte jashtëzakonisht të dobëta të cilësisë së rrugës dhe një shkallë vjedhjeje automjetesh motorike prej 179 vjedhjesh për 100,000 banorë.

Uruguai u zbulua si vendi i dytë më i rrezikshëm për të qenë shofer, dhe ndiqet nga Kolumbia, Kosta Rika dhe Greqia në vend të 5-të si ndër vendet më të rrezikshme për të qenë shofer. Ndër vendet e tjera të Europës që renditet mes 20 shtetet më të rrezikshme gjejmë Italinë në vend të 9-të, Letoninë, Çekinë dhe Bullgarinë.

Singapori dhe Zvicra renditen si vendet më pak të rrezikshme për të drejtuar një mjet rrugor. Këto vende janë vlerësuar për cilësi të mirë të rrugëve dhe shkallë të ulët të fataliteteve dhe vjedhjeve.

Në nivel rajoni Maqedonia e Veriut është pozicionuar në vend të 32, pra më dobët se Shqipëria, ndërkohë Serbia është renditur në vend të 41. /SCAN TV

Related Posts

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Landfilli i Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug

Landfilli i Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug

27/02/2026
Gimbo flet për ish-të dashurën: Më kërcënonte me numra të tjerë…

Gimbo flet për ish-të dashurën: Më kërcënonte me numra të tjerë…

27/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al