• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendimet e Disiplinës, gjobiten klubet e Superiores

11/03/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimin, pezullohet trajneri i Superiores

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, janë gjobitur me nga 50 mijë lekë, klubet e Tiranës, Elbasanit dhe Flamurtarit.

Vendimet:

Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Teuta, Blerim Kotobelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i FK Kukësi, Florian Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.

Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Lojtari i Rinia EL U-15, Enes Pelushaj, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/e të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.

KF Teuta U-17, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 16/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Teuta U-17, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

Zyrtari i KF Teuta U-17, Markelian Xhai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.

Barrikada FC, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit FSHF Sunday League, FSHF CUP, kundër FC Dajti, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

Zyrtari i Barrikada FC, Enea Fejzaj, për nxitje të dhunës duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes midis Barrikada FC kundër FC Dajti, në bazë të nenit 14/4 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 6/5 të KDE, Barrikada FC ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Lojtari i Barrikada FC, Arjan Sheta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Studenti U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rinia EL U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, zona Rajonale Tiranë, kundër Triumph Academy U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i AF Dajti U-17, Ernes Ibro, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Dajti U-17, Hamza Doka, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Dajti U-17, Henri Allushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar dhe mos respektim të rregullores së aktivitetit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Iliria U-17, Gerald Bami, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Iliria U-17, Anjelson Alshabani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Autokton U-13, Orkli Doko, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Tirana D, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Spartaku A U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i Kamza Sport, Ronildo Zmali, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit AF Dajti, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Samuel Nikaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të TR 19 Football Academy U-19, Kristjan Mataj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të TR 19 Football Academy U-16, Markus Nezaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Storm, Ledjon Balliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Eagle Football, Samuel Vrapi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph, Roen Xhuxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Devolli lidhur me aktivizimin e pretenduar të lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen KF Devolli – Bylis B, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ardit Deliu. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 06.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë
Sport

Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë

11/03/2026
Zyrtarizohet marrëveshja, Shpendi rinovon me Empolin
Sport

Zyrtarizohet marrëveshja, Shpendi rinovon me Empolin

11/03/2026
Debutimi i ferrit për portierin e Tottenham, trajneri e heq nga loja pas 17 minutash në Champions
Sport

Debutimi i ferrit për portierin e Tottenham, trajneri e heq nga loja pas 17 minutash në Champions

11/03/2026
“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje
Sport

“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje

11/03/2026
Eliminimi nga Liga e Konferencës, mbrojtësi i Partizanit përfundon në Francë
Sport

“Blindohet” prapavija, Partizanit i rikthehet titullari në Vorë

11/03/2026
“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje
Sport

“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje

11/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Komisioni i Disiplinës merr vendimin, pezullohet trajneri i Superiores

Vendimet e Disiplinës, gjobiten klubet e Superiores

11/03/2026
Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë

Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al