• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendimet e Komitetit Ekzekutiv: Stadiumet plot dhe shtyrje e rregullit të zëvendësimeve

31/03/2021
Vendimet e Komitetit Ekzekutiv: Stadiumet plot dhe shtyrje e rregullit të zëvendësimeve

Federata njoftoi ditën e sotme vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ku anëtar është edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Dy vendimet që bien në sy janë lejimi i mbushjes 100% të stadiumeve dhe shtyrja e rregullit të 5 zëvendësimeve, i vendosur në kushtet e ngjeshjes së ndeshjeve prej pandemisë.

NJOFTIMI – Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, nga grumbullimi i Kombëtares në San Marino, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila si zakonisht vitin e fundit u zhvillua përmes video-konferencës. Në këtë mbledhje u diskutuan shumë ҫështje të rëndësishme të futbollit europian, ndikuar nga pandemia Covid-19, për të ndihmuar futbollin drejt kthimit në normalitet.
Sot u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin europian, siҫ është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020. Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët, që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarrjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.
Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2021.
Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anulimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficientit në raundin kualifikues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.

Related Posts

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme
Sport

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

21/12/2025
“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale
Sport

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin
Sport

Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

21/12/2025
Tirana e re nis me dy herë “Lojtarin e Vitit”, gati transferimi surprizë në merkaton e janarit
Sport

Tirana e re nis me dy herë “Lojtarin e Vitit”, gati transferimi surprizë në merkaton e janarit

21/12/2025
“Të bëjmë durim për Brojën”, tekniku i Burnley i del në krah sulmuesit kuqezi: Nuk ka luajtur rregullisht, i duhet ende punë
Sport

VIDEO/ Jo vetëm goli në minutën e 90, Broja “ndezi motorin” dhe iu afrua të dytit në shtesë. E ndali një “mik i vjetër”

21/12/2025
Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë
Sport

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

21/12/2025
“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al