• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Veprimet e dyshimta para sulmit, si e shmangu trurojat e Berishës Gert Shehu (VIDEO)

06/12/2022
Veprimet e dyshimta para sulmit, si e shmangu trurojat e Berishës Gert Shehu (VIDEO)

Një situatë e paprecedentë u regjistrua në nisje të protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kur 31-vjeçari Gerti Shehu, arriti të depërtojë përballë ish-kryeministrit, duke e goditur këtë të fundit me grusht në fytyrë. Por si ndodhi ngjarja dhe si arriti 31-vjeçari të depërtonte deri tek ish-kryeministri.

Teksa ish-kryeministri marshonte i ndjekur nga një turmë simpatizantësh, 31-vjeçari qëndronte pranë ish-hotel ‘Dajtit’. Me të parë ish-kryeministrin që po afrohej, autori është drejtuar drejt Berishës, por që është konstatuar teksa bënte veprime që tërhiqnin vëmendjen. Herë dukej sikur imitonte kameramanët e herë sikur bënte gati grushtet për një ndeshje boksi.

Kjo ka bërë përshtypje si ndër gazetarë ashtu edhe tek disa dëshmitarë okular, të cilët pas kamerave u shprehën se ndjenin keqardhje, se dukej sikur vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në momentin që ish-kryeministri po afrohej tek podiumi, 31-vjeçari ka përfituar nga kameramanët dhe gazetarët, duke qëndruar pas tyre. Në një moment ai arrin të kalojë mes 2 kameramanëve dhe të qëllojë ish-kryeministrin. Lëvizja e autorit Gerti Shehu, ishte aq e shpejtë, sa asnjë prej të paktën 4 shoqëruesve të ish-kryeministrit, dy prej të cilëve u kalon ngjitur, nuk arritën ta ndalojnë.

Pas këtij sulmi 31-vjeçari është neutralizuar nga ekipi i sigurisë dhe më pas është dërguar drejt selisë blu, ku sërish mbështetës të ish-kryeministrit kanë tentuar ta godasin. Ka qenë ekipi i sigurisë së ish-kryeministrit që e neutralizoi agresorin, si dhe ish-zëvendësdrejtori i policisë Erzen Breçani që nuk kanë lejuar goditjen e mëtejshme të këtij të fundit, duke e futur brenda selisë deri në mbërritjen e policisë së shtetit dhe ambulancës me të cilën u bë transporti i tij drejt spitalit të traumës, e më pas në komisariat./TopNews

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2022/12/638f4b2844979.mp4

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al