Bizneset që janë lejuar të hapen nga dita e sotme, duhet të jenë jo vetëm në listën e e-albania, por dhe të kenë lejen e ministrisë së Shëndetësisë.
Ne ju sjellim modelin e vërtetimit që bizneset duhet ta marrin nga e- albania dhe duhet ta mbajnë në vend të dukshëm, që tregon se biznesi ka marrë leje për hapjen nga ministria e shëndetësisë dhe është pjesë e listës së bizneseve që ka publikuar qeveria.
Gazetarët raportojnë se sot kanë parë hapur byrektore, fastfood, dyqane që shesin kozmetikë apo celularë.
Ndërsa kufizimi për lëvizjen e qytetarëve nga ora 05:00-17:30 vijon të qëndrojë në fuqi deri në një urdhër të dytë.