Nje e moshuar eshte vetedjegur prane baneses se saj ne fshatin Hundekuq te Gjirokastres. Sipas Policise ajo vuante prej kohesh nga probleme te shendetit mendor.
Njoftimi i Policise:
Në datën 26.07.2021, është gjetur e pajetë në oborrin e banesës së saj, në fshatin Hundëkuq, shtetasia O. K., 80 vjeçe, e cila prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë pas njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase është vetvrarë duke u djegur pjesërisht në pjesën e sipërme të trupit.