Vetëdorzohet autori që vrau me armë zjarrit efektivin e policisë në Fier. Azgan Mërnica, sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Novruz Canaliaj dy ditë më parë.
Autori fshihej në fshatin Dërmenas. Kanë qenë familjarët ata që e kanë detyruar të vetëdorëzohet. Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat që të dorëzohet në të kundërt do të ndërhyhej me forcë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:30 të datës 13 maj në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive banale, dhe në momentin e vrasjes, në makinë me Mërnicën ishte edhe e ëma e këtij të fundit. Pas vrasjes, ai lë makinë tek shtëpia e dajës dhe arratiset në këmbë









