Socialistët e Gjirokastrës kanë zgjedhur sot kryetarin e ri të partisë. Ai është Bledar Kaçi, një skulptor i angazhuar herët në radhët e PS-së. Për disa vite Kaçi ka punuar në Bashkinë Gjirokastër, në kohën kur ajo drejtohej nga Flamur Bime. Më pas ishte i punësuar në shkollën e mesme artistike, ‘Feim Ibrahimi’. Kaçi ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve. Ai ishte kandidati i vetëm në garë për të drejtuar PS-në e Gjirokastrës, në krye të së cilës ishte komanduar Shpëtim Novi pak kohë më parë. Kaçi mori 65 vota pro. Nëse s’do të ketë ndryshime të papritura më vonë, pritet që Kaçi të ketë një rol kyç në fushatën e socialistëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
©ArgjiroLajm.net