Procesi i vetingut rifillon sot me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti, i cili kandidon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ditë më parë Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit publikoi listën e magjistratëve të radhës që do t’i nënshtrohen vetingut teksa listës prioritare po i vjen fundi. Mes 108 magjistratëve të radhës janë gjykatës e prokurorë të Gjirokastrës dhe Përmetit. Ata do të kalojnë në sitën e vettingut gjatë muajit shtator-tetor. Enton Dhimitri nga Gjykata e Apelit Gjirokastër është mes kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Edhe ai nuk i është nënshtruar ende vettingut. Lista vijon më tej me: Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër; Dritan Banushi, kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër; Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër; Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër; Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër; Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet; Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet.
© ArgjiroLajm.net