• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO/ 20 autobusa nisen nga Tirana gati përditë drejt Gjermanisë, të rinjtë braktisin vendin (Pamje të trishta)

05/10/2020
VIDEO/ 20 autobusa nisen nga Tirana gati përditë drejt Gjermanisë, të rinjtë braktisin vendin (Pamje të trishta)

Destinacioni i preferuar i shqiptarëve mbetet Gjermania, dhe nuk e kemi fjalën për të kaluar pushimet.

Në një kronikë të Euronews të para dy ditëve, tregohen plot autobusë të mbushur me djem të rinj të cilët presin të nisen drejt vendeve të BE-së. Me valixhe e batanije, pa zbardhur dita, të rinjtë shqiptarë lënë terminalin e autobusëve ndërkombëtar dhe nisen drejt Gjermanisë, Italisë, Greqisë.

Në kronikë tregohet se vetëm në itinerarin 05:30-06:30 të mëngjesit, pesë autobusë lanë terminalin e autobusëve ndërkombëtarë më 30 tetor dhe u nisën për në Gjermani.

Një detaj që vlen për t’u përmendur është se gati 90 për qind e udhëtarëve janë mosha të reja.

Të rinjtë shqiptarë po lënë pas familjet për të kërkuar një jetë më të mirë ne vendin e BE-së. Ndërsa një pjesë kanë fituar kontrata sezonale, disa nisen për Gjermani pa patur ende një punë të sigurtë.

“Në Gjermani, arsyeja mundësitë ekonomike të vendit, arsyeja për një punë, për shkollë për studime, çfarë të kemi mundësi të arrijmë në Gjermani”, tha një udhëtar për Euronews.

Një tjetër theksoi: “Për Gjermani, për momentin po nisem thjesht për kështu…, por nëse do gjej një punë do qëndroj”.

Kreshnik Gjini, një punonjës në një nga agjencitë e udhëtimit brenda terminalit tregon se shqiptarët përdorin çdo mënyrë për t’u larguar.

“Kërkesa ka për largime, por duke ditur që nuk lëvizin dot lirisht mundohen në mënyrat e veta, por sido që të jetë puna, njerëzit largohen në të gjithë format. Mosha e re bëhet fjalë. Normalisht jo të gjithë ia dalin në Europë. Ëndrra është më e madhe se mundësitë dhe realiteti. Ikin 20 -30 autobusë në ditë. Gjermania, Greqia është e përditshme, Gjermania është 3-4 herë në javë, por edhe Italia”, tha Gjini.

Ndërkohë, statistikat tregojnë se gjithnjë e më shumë të rinj po aplikojnë për azil.

30 vjet nga eksodi, sipas të dhënave të Instat-it rreth 30 mijë e 500 shqiptarë kanë aplikuar për azil nga fillimi i vitit 2019 deri në gusht të 2020-ës. 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë janë persona deri në 34 vjeç./EuroNews Albania

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al