Një pjesë e legjionarëve kuqezi që aktivizohen në Turqi po bëjnë një sezon mjaft të mirë. Së fundi ishte Arlind Ajeti, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës këtë të shtunë ndaj Hatajaspor, duke zhbllokuar takimin në minutën e 53-të.
Qendërmbrojtësi mori një krosim nga këndorja dhe më pas gjeti golin me kokë, finalizim, i cili ishte i katërti personal në ligën e parë turke. Ndërkohë që Taulant Seferi u mbaj pushim në pjesën e parë, dhe u aktivizua në të dytën.
Ajeti ka luajtur 25 ndeshje në këtë sezon. Për të, ky është sezoni i dytë me Hatyaspor.








