Barazim 1-1 mes Leverkusen dhe Arsenal në Gjermani, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Të parët realizuan “aspirinat” me anë të Andrich në fillimin e pjesës së dytë.
Londinezët shtuan presionin dhe fituan penallti në minutat e fundit, të cilën e përktheu në gol Havertz. Takimi i kthimit është i programuar të luhet me 17 mars, aty ku edhe do të vendoset skaudra e kualifikuar për në fazën tjetër.








