Barazim 1-1 mes Teutës dhe Tiranës në “Niko Dovana”. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, me anë të Ndong, pas 4 minutash lojë.
Durrsakët u kundërpërgjigjën dhe vendosën ekuilibrat, me anë të Beshiraj, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Tirana mbyll klasifikimin me 8 pikë. Teuta është në vendin e pestë.








