Një grup të rinjsh kanë bërë një shaka mjaft pikante me një gazetare të BBC-së. Teksa korrespondentja Emma Vardy po raportonte jashtë Westminster-it, nisën të dëgjoheshin në transmetim LIVE rënkime seksi të ngjashme me një film pornografik. Pavarësisht kësaj “pengese” dhe shakasë së sikletshme gazetarja arriti të përqëndrohet dhe të përfundojë raportimin e saj duke injoruar zhurmat që vinin pranë saj.