Barazim 1-1 mes Bylis dhe Dinamos në ndeshjen e Superiores. Ballshiotët shënuan të parët me Camara, pas vetëm 10 minutash lojë. Skuadra e Mirel Josës mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Përndecës në minutën e 55-të.
Pas 13 minutash, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi te dinamovitët u ndëshkua me të kuq Goudiaby. Goli i Andre Teixeira 7 minuta nga fundi i dhuroi një pikë Dinamos. Ekipi i Dajës është në vendin e katërt ndërsa Bylis pozicionohet e parafundit.









