• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO e aksidentit ku dyshohet se u përshi Drejtori i Policisë Gjirokastër

29/09/2017
VIDEO e aksidentit ku dyshohet se u përshi Drejtori i Policisë Gjirokastër

Ora News siguron pamjet e aksidentit të ndodhur pak ditë më parë pranë fshatit Krahës ku dyshohet se është përfshirë edhe Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Paganika. Në pamje duket makina BMW X1 me ngjyrë të bardhë me targa AA 572 BF.

Gjirokastër- Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Krahës, në dalje të Gjirokastrës, ku ka mbetur i lënduar 59- vjeçari Axhem Mërtiri.

Çështja është regjistruar në Prokurorinë e Gjirokastrës për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Nga verifikimet, grupi i hetimit tha për Ora News se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00-20.30, kohë kur Drejtori i Policisë pretendon se nuk ka qenë fare në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Po kështu sipas hetimeve paraprake, makina që ka goditur të dëmtuarin ka qenë duke shkuar në Gjirokaster.

Sipas hetimeve rezulton se makina e ka goditur kalimtarin me pjesën e pasqyrës së djathtë.

Çfarë fokusuan kamerat

Goditja ka ndodhur në këndin më të largët në pamjen që ka kamera dhe për arsye dhe të natës nuk duket qartë.

Por kamera ka filmuar momentin kur drejtuesi i automjetit frenon dhe disa çaste më vonë pasi ikën nga vendi i ngjarjes rikthehet dhe në këto momente dëshmitarët thonë se drejtuesi i mjetit i ka pyetur çfarë ka ndodhur.

Sekuestrohen pamjet filmike

Nga ekspertimi dhe kqyrja që i është bërë makinës së Drejtorit të Policisë Gjirokastër ekspertët kanë shënuar se pasqyra e djathtë e BMW X1 e Paganikës nuk ka dëmtime apo ndërhyrje në pasqyrë.

Në vendngjarje është gjetur ndërkohë edhe kasa e pasqyrës së djathtë të makinës që ka shkaktuar aksidentin.

Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë kamerat e Drejtorisë së Policisë për të parë kur ka hyrë dhe ka dalë Drejtori Paganika në 24 orët e fundit, para dhe deri kur ka ndodhur aksidenti.

I plagosuri në spital

Nga hetimet rezulton se i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit ku është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe ka thënë “nuk di kush më ka goditur”.

Mjekët kanë thënë se ai ka shembje, pa dëmtime të rënda, dhe është mbajtur vetëm dy ditë në spital për mjekim.

Reagimi i Drejtorit të Policisë Gjirokastër

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës ka reaguar në lidhje me këto dyshime duke mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje, dhe për këtë siç thotë, ka vënë në dispozicion të grupit të hetimit makinën për ekspertizë.

Me anë të një komunikate zyrtare, thuhet se Drejtori i Policisë Gjirokastër për të provuar mos përfshirjen në këtë ngjarje ka kërkuar që automjeti të cilin ka në përdorim t’i nënshtrohet aktit të ekspertimit nga grupi hetimor të kryesuar nga Prokurori./ora news

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al