Pas humbjes ndaj Flamurtarit, Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa triumfoi 2-0 ndaj Vorës. Goli i parë i sfidës mban firmën e Albanese, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i sigurisë erdhi nga Ndreca, në minutën e 69-të.
Kampionët e Shqipërisë kryesojnë renditjen me 28 pikë, 2 pikë më shumë se Elbasani. Në krahun tjetër, Vora është në vendin e shtatë.








