Fati nuk ishte me lojtarët e kombëtares këtë të shtunë, në ndeshjen e ligës së parë turke, ku Bodrumspor pësoi disfatë 1-0 në kampionat ndaj Sarjier.
Sulmuesi kuqezi Taulant Seferi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie por dështoi të shënonte. Pas sfidës, paraqitja e Seferit u konsiderua si e dobët.
Mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti shënoi golin e barazimit në të 85-tën, por nuk mund të festonte gjatë pasi u anulua për faull. Në fund, Bodrumspor doli pa pikë nga ky takim.






