Arkmorti me trupin e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas mbërriti sot pasdite në shtëpinë e tij në Bularat. Kacifas ishte i veshur si ushtarak, ndërsa arkivoli ishte mbuluar me flamurin grek. Banorët e fshatit, familjarët dhe të afërmit kanë shpërthyer në lotë teksa automjeti erdhi në qendër të fshatit.
Një prej banorëve, sic në videon më poshtë, është duke i kënduar një këngë patriotike Kacifasit. Ndonëse ishte një ekstremist që propagandonte idetë e të ashtuquajturit Vorio Epir dhe terrorizoi fshatin me armë, si dhe qëlloi ndaj policisë, për një pjesë të banorëve dhe opinionit publik grek, ai konsiderohet si hero. Pretendimi i familjes dhe mediave helene është se ai u ekzekutua për shkak të ngritjes së flamurit grek, gjë që është e pavërtetë. Madje këto i kanë thënë edhe njerëz të njohur në Greqi. Kujtojmë deklaratat e ish-ministrit të Jashtëm Pangalos apo ish-ministrit të Arsimit, Filis.
Ceremonia mortore do të zhvilloht nesër në orën 13:00, ndësa më herët do të ketë edhe një meshë në Kishën e Shën Athanasiut. Kacifas u qellua pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA 11 ditë më parë. Ai refuzoi t’i dorëzohej policisë. Ngjarja ndodhi më 28 tetor që përkonte me festën e Greqisë.