Për herë të parë në Shqipëri, është mundësuar instalimi i kameras live brenda folesë të lejlekut (Ciconia Ciconia). Me anë të kësaj metode monitorimi më të afërt, më në fund mund të bëhet një studim më i detajuar, duke marrë më shumë informacion mbi sjelljet e këtij shpendi.
Lejleku që shihet në pamje, ka pak ditë që ka mbërritur, e po kalon kohën duke sistemuar dhe rregulluar folenë e tij, ndërkohë që pret ardhjen e partneres së tij, nga viset e Afrikes, për të ndërtuar familjen të re.
Dukshëm çiftet folezuese të këtij lloji, rikthehen në Shqipëri dhe ne shpresojmë që numri i tyre të vazhdojë të rritet.