5 jetë të humbura dhe disa të plagosur. Ky është bilanci tragjik i aksidentit në Qafën e Muzinës, në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Mesohet se qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që pas përplasjes me një makinë tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Argjirolajm.net sjell pamjet e momentit të mbërritjes në spitalin e Gjirokastrës të të plagosurve.
Njoftimi i Policise se Shtetit
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.









