Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik të Greqisë, pas një sherri banal mes tifozërive të dy ekipeve të futbollit.
Kampanos u ekzekutua me drapër nga një 23-vjeçar shqiptar, i cili së bashku me tre shokët e tij kanë dhunuar fillimisht 19-vjeçarin.
Nga pamjet e publikuara, shihet momenti kur 23-vjeçari shqiptar qëllon të riun grek dhe më pas largohet së bashku me tre shokët e tij me makinë.
Sipas mediave greke vrasësi i 19-vjeçarit është një 23 vjeçar me origjinë shqiptare dhe me banim në Selanik, i pajisur me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.
Lajmi u konfirmua dhe nga ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodhorikakos.
Theodhorikakos tregoi se 23-vjeçari shqiptar ishte shoqëruar së bashku me tre persona të tjerë pak pas ekzekutimit të 19-vjeçarit, Alqis Kambanou, dhe pasi u mor në pyetje, i dyshuari pranoi se ka qenë ai personi që ka goditur viktimën me shkelma dhe një drapër, duke i shkaktuar kështu vdekjen.
Mësohet se autori i dyshuar i kësaj vrasje ishte identifikuar nga miqtë e 19-vjeçarit dhe sipas të cilëve, ai ndodhej mes grupit të personave që sulmuan tifozët e ekipit të “Aris”, të kryeqendrës së veriut të Greqisë.









