Napoli triumfon 0-2 ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Napoletanët zgjidhën sfidën që në pjesën e parë, duke shënuar dy herë. Spinazzola realizoi në minutën e 13-të, ndërsa Amir Rrahmani dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Noslin dhe Marusic u ndëshkuan me karton të kuq nga lacialët, ndërsa Pasquale Mazzocchi bëri që Napoli të mbyllte ndeshjen me një lojtar më pak. Ekipi i Sarrit është në vendin e nëntë. Skuadra e Contes është në vendin e dytë.







