Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga furgoni në Gjirokastër. Pas 5 viktimave nga furgoni që ra në greminë, një vajzë duket se ka mbijetuar. Argjirolajm.net mëson se ajo është dërguar në spital dhe momentalisht i ka shpëtuar rrezikut. Ndërkohë viktima nga aksidenti mbetën çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda. Një viktimë mbetet i paidentifikuar kurse një tjetër mësohet se ndodhet ende brenda në furgon. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë të Gjirokastrës ku furgoni devijoi për të evituar përplasjen me një fuoristradë duke përfunduar në greminën 50 metra. Më poshtë rrëfehet shkurtimisht për mediat motra e vajzës së mbijetuar.









