Të hënën u mbajtën ndeshjet e radhës në Superiore. Partizani triumfoi 0-2 ndaj Dinamos në Air Albania. Nga një gol për secilën pjesë, sfida u vendos nga Martinez dhe Dumbia.
Me këtë sukses, të kuqtë renditen në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa dinamovitët mbajnë vendin e pestë me 3 pikë më pak.
Në takimin tjetër, Egnatia mundi 4-2 Teutën, duke konsiliduar pozitat në vendin e 3-të. Këto ishin takimet përmbyllëse të javës së 27-të.







