Stafi i Ambasadës falënderon popullin shqiptar për mikpritjen, ndërsa vlerësojnë lidhjet e ngushta mes dy vendeve tona.
“Të dashur miq, ky është një mesazh i veçantë falënderimi për të gjithë ju, nga personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”-shkruhet në videon e publikuar në Facebook. Stafi i ambasadës ka shprehur edhe gjerat qe ju kanë pëlqyer dhe bërë më shumë përshtypje gjatë këtij viti në Shqipëri. Ja përshtypjet e disa prej punonjësve të ambasadës për Shqipërinë:
“Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi”.
“Më pëlqen të mendoj nëse tundja e kokës majtas-djathtas do të thotë ‘po’ apo ‘jo’.
“Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare”.
“Të ngjitem në shtigjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve”
“Perimet dhe frutat e freskëta”
“Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?”
“Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurosh në Formula 1 dhe të mundesh Leëis Hamilton.”
“Mikpritja e mrekullueshme shqiptare”
“Dy volume: Lartë dhe shumë lartë”
“Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë.”
15540075_1535844109764654_7502056540275212288_n by revistaime