Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të hëne në Gjirokastës, për shkak të shpërthimit të një bombole. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”, teksa mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar të gjithë apartamentin dhe orenditë shtëpiake. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një çift të moshuarish, të cilët ndodheshin në banesë, teksa kanë shuar edhe flakët, edhe pse tepër vonë për dëmet e konsiderueshme materiale.