Partizani mundi 2-0 Tiranën në derbin e mbajtur në “Air Albania”. Takimi u vendos nga golat e Sidibe dhe Isgandarli, të realizuar në pjesën e parë.
Pas vërshëllimës finale të arbitrit, lojtarët e të kuqve dhe tifozët “u bënë një”. Futbollistët e Partizanit festuan bashkë me mbështetësit e skuadrës, teksa nuk mungoi kërcimi dhe këngët. “Kush nuk kërcen është mi bashkie”, – dëgjohej ndër të tjera. Ky sukses bën që Partizani të afrohet edhe më shumë me zonën e Final Four.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







