Arben Rexha, këshilltari i LSI-së i larguar sot drejt PS-së e ka këtë lëvizjen e dytë brenda dy vitesh. Në tetor të vitit 2016 ai deklaroi largimin nga Partia Republikane drejt LSI-së. Justifikimi publik që dha ishte sa i pakuptueshëm aq edhe qesharak, por nuk ishte e vështirë të kuptohej se largimi drejt LSI-së ishte po ashtu çështje ‘tepsie’. Aq më tepër kur LSI dhe Tavo kishin ngritur mitin se ata kishin për të qenë gjithnjë në pushtet dhe se pa ta qeveria nuk mund të bëhej.
“Në dëshirën maksimale timen për të qenë sa më afër arsimit. Duke parë që deputeti i LSI-së (Vangjel Tavo) ka këmbëngulur shumë, duke më tërhequr gjithmonë dhe më ka premtuar që t’i kthehem përsëri arsimit, unë vendosa që të kthehem si këshilltar i LSI-së”, shprehej Rexha.
ArgjiroLajm.net sjell edhe njëherë videon e reagimit të tij para dy vitesh kur u largua drejt LSI-së.