Dortmund merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa kaloi me shifrat 2-0 pengesën e Hoffenheim. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për të besuarit e Kovac, për të marrë këtë sukses në shtëpi.
Pjesa e parë u vendos nga një gol i Brandt, në minutën e 43-të. Goli i dytë mban firmën e Schlotterbeck, në minutën e 60-të.
Verdhezinjtë e vendit të 3-të do të përballen në ndeshjen tjetër ndaj Freiburg. Hoffenheim i vendit të pestë pret Hamburgun.








