Greqia vijon përballjen me flakët prej 7 ditësh. Në rrjet ka nisur të bëhet virale një video e një të moshuari në Evia, i cili shpërthen në lot teksa gazetarja i kërkon të largohet sepse po afrohen flakët. Ai i thotë se ka merakun e shtëpisë. Teksa nis të qajë i moshuari, të njëjtën gjë bën edhe gazetarja Evlapia Beri. Shihni videon më poshtë.