• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO/ Vrasja misterioze e çiftit shqiptar në Athinë, publikohet videoja pas krimit

28/03/2017
VIDEO/ Vrasja misterioze e çiftit shqiptar në Athinë, publikohet videoja pas krimit

Gazeta greke “Protothema” i është rikthyer çështjes së vrasjes së çiftit shqiptar në lagjen “Peristeri” të Athinës, ngjarje e ndodhur më 2 shkurt të këtij viti.

Gazeta ka publikuar foto ekskluzive të çiftit si dhe foto pak pas krimit të rëndë, autorët e të cilës nuk janë zbuluar ende. Çifti u qëllua me nga një plumb në kokë në dhomën e tyre të gjumit, djali i tyre u plagos lehtë, ndërsa vajza nuk pati dëmtime.

Megjithëse çështja nuk është sqaruar ende, ndërsa policia nuk është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve kyçe rreth vrasjes çnjerëzore.

Fotografitë brenda banesës të siguruara nga “Protohema”, dëshmojnë makthin që kanë përjetuar viktimat atë natë. Autorët hynë në banesë dhe qëllua për vdekje dy bashkëshortët në dhomën e gjumit.

Një afërm i ngushtë i viktimave, thotë për gazetës se ngjarja është bërë patjetër nga dikush që i ka njohur në mënyrë të tërthortë ose direkt familjen.

“Është indicet shumë i çuditshëm. Ata erdhën dhe u zhdukën shumë shpejt, brenda 10 minutash. Si ata hynë në shtëpi? Si e dinin dhomën e gjumit? Të jetë rastësi nuk e mendoj”, thotë ai, duke shtuar se autorët nuk kanë grabitur gjë brenda banesës.

Gazeta shkruan se familja shqiptare ishte e qetë dhe e klasës punëtore. Djali i tyre ka pësuar goditje të rëndë psikologjike dhe është shtruar në spital, ndërsa vajza e re ka lënë shkollën dhe jetën në Greqi, duke u larguar përgjithmonë në Gjermani.

Çifti thuhet se janë martuar në vitin 1988, ndërsa të afërm thonë se ata nuk kishin probleme.

“Natyrisht si për të gjithë në Greqi, për shkak të krizës puna ra. Jeta e tyre ndryshoi pasi fëmija kishte lindur me probleme shëndetësore. Helena ishte me të dhe për këtë arsye kishte lënë punën. Thanasi ishte një punëtor. Nuk ishte aq i pasur as në Greqi dhe as në Shqipëri”, thotë ai për gazetën.

Çifti i pafat ka shkuar në Greqi në vitin 1995. Çifti qëndroi për disa vite në  Peloponez, Mani dhe më pas u vendosën në disa zona të Athinës dhe në fund në zonën Peristeri, ku edhe ndodhi vrasja brutale./ora news


Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al