Një 48-vjeçar nga Saranda është arrestuar për vjedhje. L.D në lagjen ‘Nr. 4’, në rrugën ”Mitat Hoxha” ka vjedhur me thyerje të portës prej xhami, marketin e shtetasit E. L. Sipas policisë 48-vjeçari ka vjedhur paketa të ndryshme, një sasi lekësh, eurosh si dhe disa shishe me pije të ndryshme alkolike. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.