Mirela Kumbaro dhe Ogerta Manastirliu inspektuan punimet për rikonstruksionin e shkollës “Avni Rustemi” në Tepelenë, ku mësojnë mbi 200 nxënës.
Kumbaro thotë se ky është një premtim i mbajtur dhe një kërkesë e kahershme e nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle. Projekti parashikon ndërtimin e terreneve sportive, laboratorëve dhe palestrës. Investimi do të përfundojë në në fillim të vitit të ri shkollor në vjeshtë.
“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të #MAS, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, shkruan Kumbaro. Shihni videon më poshtë. ©Argjiroja.net









