Disa fshatra të Gjirokastrës vijojnë të jenë mes flakëve, teksa nata vështirëson punën e zjarrfikësve në terren.
Siç shihet nga pamjet, situata është alarmante në këto dy fshatra, ku flakët kanë “pushtuar” territorin, duke rrezikuar edhe banesat. Me dhjetëra efektivë të patrullave “Shqiponja” dhe Policisë së Gjirokastrës kanë shkuar në ndihmë të banorëve të rrezikuar nga flakët, ndërsa vijojnë punën bashkë me zjarrfikësit për vënien nën kontroll të zjarrit.
Ndërkohë, siç tregojnë pamjet, është ndezur zjarri në Kodrën e Pishave në fshatin Arshi Lengo dhe ndodhet shumë pranë banesave, duke i rrezikuar.