Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës. Nga pamjet e siguruara nga Report TV ka rënë intensiteti që ishte gjatë natës.
Në mëngjesin e sotëm janë dy vatra aktive zjarri. Gjatë gjithë nates forcat zjarrfikëse me mjetet e bashkisë por dhe të ushtrisë punuan për të izoluar flakët të cilët u intensifikuan shumë gjatë orëve të pasdites vonë të 23 korrikut.
Drejtori i Shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë, Edmond Leka në një lidhje telefonike mbrëmë për Report TV kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për të përballuar situatën pasi zjarri po përparonte. Menjëherë më pas ministria e Mbrojtjes dërgoi drejt Vlorës 8 mjete të Shërbimeve të Emergjencës Civile të Komandës Mbështetëse.









