• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Viktimë e përmbytjeve në Athinë, një 29-vjeçar nga Saranda. Familjet shqiptare kërkojnë ndihmë (VIDEO)

19/11/2017
Viktimë e përmbytjeve në Athinë, një 29-vjeçar nga Saranda. Familjet shqiptare kërkojnë ndihmë (VIDEO)

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta, që të humbin çdo gjë kishin krijuar në 27 vite, e tashmë do të fillojnë jetën e tyre nga fillimi. Tragjedia e ndodhur në Mandra të Athinës goditi edhe familjet shqiptare që jetojnë në këtë zonë.
Plot 19 janë të vdekurit deri tani dhe një i humbur. Mes tyre edhe Petro Koleci, nga Saranda. Trupi i të riut është gjetur mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës. Shiu ka pushuar në Mandra, por situata është kaotike. Qindra godina të dëmtuara, mijëra njerëz që humbën mundin e një jete të tërë, shkolla e fabrika të përmbytura, automjete të flakura tej sikur të ishin lodra, e mes tyre trupa të pajetë që ende vazhdojnë gjenden në det. Kjo është pamja që shihet në këtë zonë. Më shumë se 2.000 familje gjenden në kushte të vështira, në qiell të hapur dhe pothuajse pa asnjë ndihmë nga shteti. Tragjedia ka goditur rreth 30 familje emigrantësh shqiptarë, të cilët – veçse kanë humbur çdo gjë, – tashmë përballen me shumë vështirësi për të mbijetuar. Stefan Bono tregon momentet e tmerrit, kur mëngjesin e së mërkurës ndieu një tronditje të fortë dhe pa sesi një rrjedhë e furishme uji dhe balte i rrëmbyen makinën dhe përmbytën katin e parë të banesës.“U shqye porta, na mori uji e na përplasi në mur, e më pas te frigoriferi teksa vinim rrotur mes ujit. Për fat të mirë që ishte nusja ime prapa dhe na kapi të dyve, edhe mua, edhe djalin, se do të kishim dalë nga porta për në det. Jam i gjithi i nxirë nga goditjet, vinin tulla e blloqe”, rrëfen Stefan Bono. Mes lotëve, Violeta Bono thotë se tashmë humbi çdo gjë kishte, por është e kënaqur që e gjithë familja e saj është shëndoshë e mirë. Ajo thotë se askush nuk iu ka ardhur në ndihmë, madje familja përballet me racizmin e autoriteteve dhe kërkon ndihmën e shtetit amë. “Ndihmë duam nga shteti ynë, sepse këta nuk interesohen fare për neve. Këta janë racistë, nuk na japin as çizme të veshim. Hyni brenda, por unë nuk kam se me çfarë të ha bukë sot. Askush nuk do t’ia dijë”, shprehet Violeta Bono. Përparim Hasaj humbi çdo gjë kishte mundur të krijojë me mund gjatë këtyre viteve në mërgim. Fatmirësisht mundi të shpëtojë fëmijët dhe gruan e tij, falë ndihmës së fqinjit, i cili tërhoqi fëmijët në katin e parë. Edhe Përparimi i bën apel qeverisë shqiptare që t’i ndihmojë, pasi sipas tij askush nuk do t’i ndihmojë në Greqi.“Vetëm shqiptarët kanë qenë pranë nesh”, thotë ai. Por pavarësisht fatkeqësisë, të bindur se jeta vazhdon, ata thonë se do ta përballojnë edhe këtë vështirësi./tch

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al