• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vipat dhe Vipeshat e Shqipërisë!

09/08/2024
Vipat dhe Vipeshat e Shqipërisë!

Në këtë mot të nxehtë ku mungojnë ngjarjet politike, por edhe ato të krimit të organizuar, një tjetër seri ngjarjesh që i përkasin zhanerit gjysmë thriller, gjysmë horror, po zhvillohet në botën e vipave dhe vipeshave shqiptare.

Në një hark kohor të shkurtër, disa prej emrave të njohur të showbizz dhe televizionit, ose kanë përfunduar prapa hekurave ose janë në kërkim nga policia.

Fillimisht ngjarja që bëri bujë ishte rrahja barbare e një personazhi, që njihet prej Tik-Tokut dhe quhet Medi Iseni. Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregonte se si ky person ishte goditur brutalisht nga një numër djemsh në një diskotekë të Pejës. Sipas autoriteteve kosovare, pjesë e dhunës kanë qenë dy vipat shumë të njohur shqiptar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, që përdorin nofkat, Noizy dhe Stresi.

Noizy ndodhet në qeli dhe Kosova kërkon me padurim ekstradimin e tij, ndërkohë që Stresi është në kërkim dhe ka paralajmëruar autoritetet që as mos e çojnë në mendje që t’i afrohen. Po kështu Stresi ka lëshuar disa mesazhe edhe për ministren e Drejtësisë në Kosovë, të cilës i shtron pyetjen “a jeni normal?”

Nga arratia, Arkimedi, shkruan statuse të ndryshme dhe i jep “zemër” edhe shokut të tij Noizy, i cili ndodhet prej ditësh, brenda katër mureve të qelisë.

Sëbashku me Noizyn, është arrestuar edhe një tjetër personazh me emrin Bahtjar Bajraktari, i njohur si Dj Crax, vip ky më pak i njohur se dy të parët.

Lidhur me arrestimin e Noizyt, kanë reaguar të indinjuar dhe me protestë të thellë, një numër i konsiderueshëm artistësh dhe vipash të tjerë shqiptarë, që kërkojnë lirimin e tij dhe e quajnë ndalimin të padrejtë. Ende nuk ka patur reagime nga ndonjë vip estrade, që të dënojë dhunën.

Nuk kaluan shumë ditë dhe një tjetër ngjarje, këtë herë me vipesha gra, u regjistrua në një restorant të Tiranës. Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kanë dhunuar barbarisht me shishe qelqi, Klea Prengën. Pamjet horror të fytyrës së përgjakur dhe masakruar të Prengës, bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale. Zyrtarisht nuk dihet pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje, por portalet ia kanë faturuar dashurisë së madhe dhe rivalitetit për një burrë!

Antonela Berisha është personazh i famshëm në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në programet shumë të njohura, Përputhen dhe Big Brother Vip, dy “fabrika” të mirëfillta vipash në vitet e fundit në Shqipëri. Ndërsa Mariela Berisha është motra e Antonelës.

Pra në harkun kohor të pak ditëve, bota e vipave dhe vipesha shqiptare, është tronditur nga akuzat për dhunë barbare, për motive krejt banale. Ata rrahin njëri tjetrin dhe pastaj indinjohen tej mase kur policia i shpall në kërkim.

Zakonisht elita e artistëve të një vendi, tregon shumë edhe për përbërjen dhe gjendjen e popullsisë në përgjithësi. Shpresojmë që ky të mos jetë rasti për vendin tonë, pasi situata nuk duket aspak optimiste në kampin e vipave.

Related Posts

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale
Paparazzi

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind
Paparazzi

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind

18/12/2025
U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë
Paparazzi

U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë

18/12/2025
Karim Adeyemi uron në shqip vajzën e Loredanës
Paparazzi

Karim Adeyemi uron në shqip vajzën e Loredanës

18/12/2025
Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet
Paparazzi

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

18/12/2025
Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry
Paparazzi

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al