• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Viti i ri akademik në Gjirokastër, urojnë deputetët. Kryetari i PD-së e ‘ngatërron’ me vitin shkollor

15/10/2018
Viti i ri akademik në Gjirokastër, urojnë deputetët. Kryetari i PD-së e ‘ngatërron’ me vitin shkollor

Me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, kanë përcjell urimet edhe deputetët e qarkut Gjirokastër. Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe ministre e Kulturës, ‘rikthehet’ te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, si dhe kujton ish-profesorin e saj Vedat Kokona, për të cilin thotë se ai ka një kontribut të madh në formimin e saj si profesioniste e letrave.
Urimi i Kumbaros.

“Dy fjalë sot kur rihapen auditorët universitare ku kam kaluar jetën. Vit të mbarë e mendje të hapur për të gjithë studentët, por sidomos për Fakultetin tim të GJUHËVE TË HUAJA, ku tashmë ish-studentët e mi janë pedagogët e sotëm e ku pedagogët e mi kanë lënë modelin qe nuk zhbëhet! Prandaj sot kujtoj me respektin më të thellë Profesor Vedat Kokonën që u nda nga jeta fiks 20 vjet më parë, pa u larguar asnjë ditë nga tryeza ime e punës, nga kujtesa ime akademike dhe nga ushqimi letrar që më bëri profesioniste të Letrave. MERCI PROFESSEUR ”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.

Deputeti Flamur Golemi ishte i pranishëm në Universitetin e Gjirokastrës, ku krahas urimit për vitin e ri akademik, kërkon edhe një angazhim më të madh në favor të këtij universiteti.

Urimi i Golemit 

“Nga dita e parë e deri në momentin e diplomimit është një rrugëtim i gjatë, por nëse punon çdo ditë me përkushtim dhe vendosmëri ia del mbanë. Ajo që në fillim mund të duket e pamundur, është plotësisht e arritshme nëse ju i jepni forca vetes. Shpreh urimet më të mira për studentët dhe pedagogët, në mënyrë të veçantë ata të Universitetit “Eqren Çabej”, me rastin e nisjes së vitit të ri akademik. Universiteti për Gjirokastrën është institucioni më i rëndësishëm, prandaj kjo na obligon të gjithëve me përgjegjësinë për të punuar në favor të tij. Suksese dhe vit të mbarë!”

Përmes Facebook ka përcjell urim edhe deputeti LSI-së, Vangjel Tavo.

“Të gjithë studentëve dhe pedagogëve i uroj një fillim sa më të suksesshëm të vitit të ri akademik!”, shkruan Tavo.

Urim për vitin e ri akademik ka bërë edhe kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ndonëse gjatë një komunikimi me mediat në universitet, ai i është referuar dy herë si ‘viti shkollor’. 

‘Ne si opozitë do të paraqesim një paketë të plotë, e cila përfshin edhe Universitetin e Gjirokastrës, duke e gjallëruar këtë universitet jo vetëm përmes degëve të reja, por edhe duke rritur cilësinë”, tha Bejko. 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al