• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vizitoi 203 vende pa asnjë fluturim, historia e aventurierit që preku edhe Shqipërinë: Ushqim i mirë dhe gra të bukura

10/08/2023
Vizitoi 203 vende pa asnjë fluturim, historia e aventurierit që preku edhe Shqipërinë: Ushqim i mirë dhe gra të bukura

Torbjørn “Thor” Pedersen la punën, partneren dhe familjen e tij në Danimarkë për të nisur një tur epik udhëtimesh. Gjithçka nisi në tetorin e 2013-ës, kur ai mori vendimin e jetës së tij. Qëllimi? Të vizitonte çdo vend të botës pa marrë asnjë avion.

Pedersen i vendosi disa rregulla vetes. Ai do të kalonte të paktën 24 orë në çdo shtet dhe nuk do kthehej në shtëpi pa vizituar çdo vend në hartë. Pedersen programoi një buxhet prej 20 dollarësh në ditë dhe ai doli! Më 24 maj, ai u kthye i lumtur në familjen e tij, pasi kishte përmbushur misionin e jetës. Në maj, i riu vizitoi vendin e 203-të duke e mbyllur ciklin me Maldivet e për t’u kthyer i lumtur në Danimarkë.

10 vite udhëtime, 3,576 ditë, 203 shtete

Përpara nisjes në vitin 2013, Pedersen punoi në transportin detar dhe logjistikë, gjë që e ndihmoi shumë në hartimin e planit të tij të udhëtimeve. Por, rrugës ai u shmang shpesh nga plani fillestar për shkak të surprizave të paparashikuara. Ai anashkaloi Guinenë Ekuatoriale, një nga vendet më të vështira për t’u aksesuar në botë. Pas katër muajsh dhe shumë përpjekjesh të dështuara, Pedersen më në fund mori një vizë. Edhe pse kufijtë tokësorë ishin të mbyllur në atë kohë, ai mundi të kalonte falë një takimi të çuditshëm me një të huaj që punonte në Guinenë Ekuatoriale dhe i ofroi një udhëtim. Më vonë, Pedersen mendoi se mund të merrte një vizë kineze në kufirin me Mongolinë dhe më pas të udhëtonte në Pakistan.

Për muaj me radhë, ai ngeci në vende si Siria, Irani, Nauru dhe Angola, për shkak të vonesave me vizat. Pedersen u përball edhe me malarien në Ganë, i mbijetoi një stuhie katërditore teksa kalonte Atlantikun nga Islanda në Kanada, udhëtoi në kufijtë tokësorë të mbyllur në zonat e konfliktit dhe iu desh të riplanifikonte shumë lundrime për shkak të anijeve të prishura, burokracive dhe lodhjes.

Vonesën më të madhe ia shkaktoi pandemia e Covid-19. Në fillim të vitit 2020, aventurieri Pedersen ndodhej në Hong Kong. Ai u detyrua të qëndrojë aty për dy vite, ndërkohë që i kishin mbetur edhe nëntë vende për të vizituar.

“Hong Kong-u për mua ishte paradoksal. Ishte periudha më e keqe e jetës sime, por dhe koha më e mirë. Më duhej të përballesha me situatën, isha në luftë me veten nëse duhet ta braktisja aventurën. Por, ndërsa prisja që bota të hapej, në Hong Kong krijova marrëdhënie shumë të veçanta”, kujton Pedersen.

Ndalesa edhe në Shqipëri

“Ushqim i mirë dhe gra të bukura”, kështu e nis përshkrimin në blogun e tij Pedersen, pas ndalesës që bëri edhe në Shqipëri. Ai u nis me traget nga Italia në Durrës në vitin 2017, për të vizituar vendin tonë, duke ndarë përshtypjet e tij në blogun personal.

Kthimi emocional në shtëpi

“Kam parë shumë sy të përlotur kur jam kthyer, njerëzit më përqafonin duke qarë”, thotë Pedersen për CNN. “Kam marrë shumë dhurata, birrë daneze, qumësht, ushqime dhe kam takuar njerëz që kanë ndjekur rrjetet e mia sociale nga Kolumbia, Australia, Norvegjia. Ishte e mahnitshme.” Me këto fjalë e përshkroi kthimin e tij në shtëpi Pedersen dhe nuk ishte një pritje e zakonshme.

Pedersen mbërriti në portin Aarhus në bregun lindor të Danimarkës në 26 korrik, ku rreth 150 njerëz e prisnin për të festuar kthimin e tij në shtëpi. Mes turmës që brohoriste dhe e duartrokiste ishte edhe partnerja e tij, të cilës ai i kishte propozuar në malin Kenia në vitin 2016, ndërsa në vitin 2021 ata u martuan.

Related Posts

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani
Lajme

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani

15/12/2025
Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara
Kryesore

Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

15/12/2025
Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”

15/12/2025
Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara
Kryesore

Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara

15/12/2025
Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

16/12/2025
Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al