• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vjosa, metafora më e përsosur e natyrës shqiptare

14/06/2022
Vjosa, metafora më e përsosur e natyrës shqiptare

Nga Mirela Kumbaro

Në shqip Vjosa është lumi, por është edhe emër gruaje. Vjosa në të vërtetë është metafora më e përsosur e natyrës shqiptare:

– me gurët e bardhë sa të magjeps vështrimin,

– me ishujt e zallit spërkatur aty këtu nga filiza lulesh të egra që flasin gjuhën e gjallesave të kësaj ane të Shqipërisë, në shtratin e hershëm sa bota, midis meandrave të saj që hapin derën nga kufiri me fqinjin grek, deri sa derdhen në detin Adriatik.

Por Vjosa është simbol i historisë njerëzore të një pjese të rëndësishme të Shqipërisë ku gruaja që kujdeset për shpirtin e vatrës është historikisht mbretëresha e shtëpisë, siç është Vjosa “mbretëresha kokëfortë e lumenjve europiane” mes të cilëve e mbron fronin, me energjinë e vet të bukur, me gërshetat e veta njësoj si flokët e grave të Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës, Vlorës, Fierit, Memaliajt, Këlcyrës por edhe me ngjyrat e nuancat e lëkurës së pjekur të vajzave të Selenicës ku shkon Shushica, madje edhe të Libohovës ku valëzon Drinua.

Është kjo martesë e pandashme e Natyrës me Njerëzit – projekti ynë më i ri për një zhvillim të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Vjosës që e duam të tillë e prandaj jemi këtu sot.

Vjosa është laborator

Prej vitesh shkencëtarë e hulumtues nguten në brigjet e Vjosës për të studjuar dinamikën lumore rrethuar me mistere:

  • larmi të pashoq për nga konteksti gjeofizik, me rrëketë, kanionet, bërrylat e gjarpërimet.
  • larmi morfologjike që krijon habitate të panumërt ujore për gjallesat, peshq, insekte, zogj.
  • florë e faunë lumore që njerëzit e thjeshtë si unë i magjepsin, sepse në këtë aromë kemi lindur,

ndërsa ekspertët i robërojnë intelektualisht sepse gjejnë te sedimentet e Vjosës atë që në vendet e tjera të zhvilluara Europiane, prej nga vijnë, ndoshta veç e përfytyrojnë, por nuk e kanë më…

Përndryshe s’kishin pse e quanin, “lumi i fundit ende i egër në Europë”, këtë vigjëlonjëse të mbijetuar për të nga treguar se si duhet të mbrohemi më tej nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

Kjo ngrehinë emocionale dhe profesionale, do kohën e vet që të ndërtohet.

Është ndërtesa e ndërgjegjësimit dhe e zhvillimit organik të një shoqërie si kjo e jona, që siç e kam parë unë nga brenda politikbërjes tash e nëntë vjet,-  pasi vendosa të kaloj nga ana e protestës për realizimin e ëndrrave, në atë të aksionit për t’i bërë ëndrrat realitet, –  në politikëbërje sfida më e  madhe nuk është të vijosh të ëndërrosh e të shesësh ëndrra,  por të marrësh përsipër përgjegjësinë më të madhe:

të vendosësh se nga cila ëndërr do ta fillosh punën reale, cila ëndërr është ajo që i pergjigjet kërkesës për zhvillim të atyre që të kanë besuar.

Jo për t’u marrë me ëndrrën tënde si një anëtare e shoqërisë civile, por për të jetësuar ëndrrën e një komuniteti të tërë që prej dekadash kanë parë se si u janë larguar të rinjtë drejt Tiranës apo, drejt vendeve ku nuk ka më lumenj të egër të një komuniteti si i Tepelenës që nuk kishte rrugë nga qyteti në qytet, madje as brenda në qytet të një komuniteti si i Përmetit që ndonëse në buzë të Vjosës kishte 29 vite pa ujë në çezëm, të një komuniteti si Gjirokastra, ku krenaria e Qytetit te UNESCO-s kishte mbetur varur në sprethet e çative të gurta e therrmohej nga viti në vit bashkë me gurët e kalldremit të zbrazur nga ecejaket e munguara në Qendrën Historike, të një komuniteti fermer e blegtor me vraga të thara në duar, që tokën e lopën e kishte vetëm për jetesë dhe fjalën “agroturizem” nuk e kishin as dëgjuar e as parë, provuar jo e jo, madje edhe na qesëndisnin me të drejtë, kur nisëm ta kthenim në politikë zhvillimi 5-6 vite më parë.

Të zonave të tëra që për të bërë një dializë apo  për të sjellë në jetë një foshnje, duhet të bënin 4-5 orë rrugë deri në Tiranë, se mungonte shërbimi shëndetsor i nevojshëm.

nuk po flas për turizëm malor, për ekoturizëm, për akses në bregdet se kjo nuk ishte as ëndërr e jo më nevojë.

Dhe do ma lejoni mungesën e modestisë në këtë njohje të shpirtit të së kësaj zone, jo thjesht si ish Ministre Kulture, as si bijë e asaj krahine prej fillimit të jetës në brigjet e Vjosës, por më shumë si deputete e Qarkut të Gjirokastrës ku kam privilegjin e patreguar, të flas prej më shumë se 5 vjetësh gati me çdo banor, të njoh çdo fshat e të dëgjoj të gjitha fëshfërimat e pyjeve e këngët e zogjve por edhe frymëmarrjen e punës.

Realizimi i këtyre projekteve dhe i shumë të tjerëve që morën rrugë me Rilindjen Urbane në çdo qytet, madje edhe në më të voglën zonë qytetase, dhe në shumë fshatra, solli jo thjesht zhvillim e perspektivë të re, por sidomos emancipim të shoqërisë.

Është kjo Shqipëri, që sot debaton çdo ditë projektet kulturore dhe mjedisore me pasionin e një shoqërie që ka të drejtën e së tashmes që dëshiron, dhe detyrimin ndaj së ardhmes që ua kemi borxh fëmijëve:

Detyrimin të mos diskutojë për asnjë projekt zhvillimi pa konsideruar, pa shqyrtuar dhe pa i dhënë vëmendjen e duhur impaktit mjedisor dhe sociokulturor të tij.

Kjo është Shqipëria e vitit 2022, që nisi në janar, me shpalljen e Luginës së Vjosës “Park natyror” dhe me zgjerimin e zonave të mbrojtura nga 17% e territorit në 21 %.

Sot, pas muajve të gjatë komunikimesh me miqtë e kolegët e kompanisë Patagonia, protagoniste e palodhur në të gjithe prononcimet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, me kontribut shumë të vyer në promovimin e Vjosës, pasurive të saj, por edhe të Shqipërisë.

Këto komunikime nisën bashkë me mandatin e tretë të kësaj qeverie, – pas shkëmbimesh, debatesh, informacionësh dhe moskuptimesh , nganjëherë – që shoqërojnë organikisht bashkëbiseduesit kur disa vijnë nga vendet ku s’ka më lumenj të egër, dhe të tjerë nga ato vende që lumin e egër e duan shumë se e kanë brenda vetes, por duan edhe t’i shpjegojnë çdo banori rreth atij lumi se çfarë do të ndodhë me të, dhe t’I japin arsye që të mos largohet nga lumi I eger se ka modele të reja zhvillimi që I japin kuptim jetës.

E pra sot vijmë para jush. Me një marrëveshjë bashkëpunimi si një dakordësi të bashkëndarë për të punuar së bashku.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e ka nisur në fakt procesin e përgatitjes që në vjeshtë.

Me Bankën Botërore po përgatisim investimin per impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura që të gjitha bashkitë e Vjosës i derdhin sot në lumë e prej andej në det!

Në tetor ngritëm grup të brendshëm pune për të grumbulluar informacion të të gjitha fushave për jetën, tokën, ujin, ndërhyrjet e bashkive të luginës së Vjosës, por sa më shumë mblidhnim aq më i qartë ishte fragmentarizimi dhe mungesa e një plani të integruar të luginës së Vjosës.

Kjo kërkon një studim të thelluar të të gjithë shtresave natyrore, sociale, ekonomike, bujqësore, ujore, arkeologjike, gjeologjike, turistike, të faunës e të florës, por sidomos të perspektivës që sjell statusi Park Kombëtar për jetën e rreth 60 mijë banorëve që janë sot trashëgimtarë dhe bartës të një mënyrë jetese, tradite, pasurish shumëshekullore.

Këtë synon kjo Marrëveshje Bashkëpunimi që nënshkruajmë sot: të ndërtojmë me kontributet e ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, qeverisjen vendore dhe qendrore, dhe me shpirtin njerëzor të Luginës së Vjosës, modelin e PARKUT KOMBËTAR TË LUMIT TË EGËR.

Po e ndal veten këtu, gati me dhunë, por vetëm një gjë ju them, nëse nuk e keni bërë ende shkoni vizitoni Vjosën në mos për të tjerat, për dy gjëra:

  1. Qetësinë turkuaz të rrallë në verë ose harbimin me ngjyrën e qumështit në dimër.
  2. Njerëzit që janë rritur e punojnë në luginë e që sot po krijojnë destinacionet e reja të ekoturizmit, slow-food-it dhe festivaleve shumëngjyrshe që kremtojnë Vjosën, si për të na treguar rrugën drejt Parkut Kombëtar.

Me modelin e zhvillimit të qendrueshëm brenda Parkut Kombëtar duam të shpëtojmë edhe të parën edhe të dytët

Related Posts

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë
Kryesore

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

05/12/2025
Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme
Kryesore

Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme

05/12/2025
Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit
Kryesore

Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit

05/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
Korrupsioni me grantet e bujqësisë, BE vijon të pezullojë fondet IPARD për Shqipërinë
Kryesore

BE sfidë për fermerët/ Anëtarësimi i Shqipërisë rrezikon fermat familjare

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

05/12/2025
Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme

Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al