• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vjosa në listën e pasurive botërore? Kumbaro sjell në Gjirokastër shefen e UNESCO-s

17/02/2023
Vjosa në listën e pasurive botërore? Kumbaro sjell në Gjirokastër shefen e UNESCO-s

Qeveria shqiptare ka njoftuar synimin e saj për ta kthyer Vjosën në një rezervat biosfere të mbrojtur nga UNESCO. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri të Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e Organizatës, e cila vizitoi vendin tonë me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Duke i paraprirë një takimi pune me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Azoulay vizitoi qendrën historike të Gjirokastrës, e klasifikuar që nga viti 2005 si trashëgimi botërore e UNESCO-s. Vitet e fundit, Organizata ka mbështetur Shqipërinë në rehabilitimin e shtëpive të trashëgimisë së qytetit dhe në inventarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të qytetit, si pjesë e një qasjeje për promovimin e turizmit të qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal.

Pranë Gjirokastrës ndodhet lumi Vjosa, i quajtur shpesh “lumi i fundit i egër i Evropës”, sepse ujërat e tij rrjedhin thuajse të pakufizuara nga burimi i tij në Greqi e deri në detin Adriatik. Vjosa është habitati i rreth 1100 specieve shtazore dhe bimore, duke përfshirë këtu 13 lloje shtazore dhe 2 lloje bimore që janë të kërcënuara globalisht.
Qeveria shqiptare ka vendosur të përforcojë mbrojtjen e këtij ekosistemi të jashtëzakonshëm me synimin e mbrojtjes së Vjosës duke krijuar një zonë të mbrojtur që i nënshtrohet standardeve më të larta ndërkombëtare përmes shpalljes “Park Kombëtar”.

Aplikimi për të krijuar një rezervë biosfere të UNESCO-s

Me rastin e vizitës së Audrey Azoulay, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë Mirela Kumbaro, bëri të ditur se dëshiron të paraqesë në muajt në vijim kandidaturën për rezervë biosfere të UNESCO-s për luginën e Vjosës.
“Rezervat e biosferës janë një model i mrekullueshëm, pasi ato lejojnë mbrojtjen e natyrës duke përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve. Aplikimi për luginën e Vjosës në këtë program të UNESCO-s do të bazohet në tre prioritete: përmirësimi i cilësisë së ujit, lufta kundër shpyllëzimit dhe rigjallërimi i fshatrave nëpërmjet turizmit rural”, është shprehur Mirela Kumbaro.

“Përshëndes këtë nismë shumë të mirë të Shqipërisë, e cila hap një faqe të re në historinë e fortë që lidh këtë vend dhe organizatën tonë. UNESCO është në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i mbështetur në përkufizimin e kësaj zone të mbrojtur dhe përgatitjen e kandidaturës së saj për programin tonë të rezervave të biosferës”, nënvizoi Audrey Azoulay.

Kjo nismë përforcon bashkëpunimin mes UNESCO-s dhe Shqipërisë, e cila tashmë është shumë e pasur sa i përket bashkëpunimit rajonal në fushën e ujërave, me disa projekte që variojnë nga menaxhimi i ujërave nëntokësorë në basenin e zgjeruar të lumit Drin e deri te administrimi i akuiferëve bregdetarë dhe ekosistemeve përkatëse të akuiferit ndërkufitar Buna/Bojana. Një nismë e re rajonale shumë e madhe për qeverisjen për ujërat nëntokësorë është nënshkruar në janar 2023: bëhet fjalë për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë dhe Malin e Zi të cilët do të sigurojnë, me ndihmën e UNESCO-s, përdorimin dhe mbrojtjen e përbashkët të qëndrueshme dhe të barabartë të sistemit të akuiferit Dinarik karstik dhe burimeve të tij ekologjike.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al